Organizata Botërore e Shëndetësisë sot ka miratuar për përdorim urgjent vaksinën Sinovac Covid-19 për përdorim të menjëhershë.

OBSH miraton përdorimin emergjent të vaksinës së kompanisë Sinovac, CoronaVac Covid-19, duke garantuar që plotëson standardet ndërkombëtare të sigurisë, efikasitetit dhe prodhimit.

Lajmi është bërë i ditur edhe nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetet sociale.

“LAJM I MIRË

OBSH miraton përdorimin emergjent të vaksinës së kompanisë Sinovac, CoronaVac Covid-19, duke garantuar që plotëson standardet ndërkombëtare të sigurisë, efikasitetit dhe prodhimit”, shkruan Manastirliu.