Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) miratoi të premten përdorimin e një testi të shpejtë diagnostikues për koronavirusin.

Ky është testi i dytë për Covid-19 që merr OK nga ana e OBSH-së, e bazohet tek antigjenet për të treguar nëse një person është i infektuar apo jo me Covid-19, raportojnë mediat e huaja.

“Këto teste janë të thjeshta për t’u përdorur dhe japin rezultate të besueshme në afërsisht 15 deri në 30 minuta, në vend të atyre që duan orë ose ditë, sigurisht kanë dhe një çmim më të ulët.

“Ky është një moment kritik në reagimin ndaj pandemisë. Ne i bëjmë thirrje çdo udhëheqësi vetëm të forcojë mënyrën si i përgjigjet situatës, të vendosin masa që ne i dimë se mund ta frenojnë përhapjen e virusit.

Atje ku deri tani po kontrollohet me sukses, e rëndësishme është që qeveritë të vazhdojnë, të qëndrojnë vigjilentë dhe të jenë të gatshëm dhe të investojnë në sistemet shëndetësore kombëtare, duke përfshirë gjurmimin e kontakteve”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, numri një i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.