Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara kanë shprehur indinjatën e tyre për situatën në të cilën kanë përfunduar spitalet e Gazës.
Nga ana e saj, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha sot se nuk ka mbetur një spital funksional në veri të Gazës për shkak të mungesës së karburantit, personelit dhe furnizimeve.
“Për momentin nuk ka mbetur asnjë spital funksional në veri”, u tha gazetarëve Richard Peppercorn, përfaqësuesi i OBSH-së në Gaza.
“Al-Ahli (spitali) ishte i fundit, por tani është funksional në shkallën minimale”, shtoi ai.