PEKIN, 5 prill 2013 –Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi se ka marrë njoftimet nga Kina për 3 rastet e infektimit nga virusi H7N9, por deri tani nuk është gjetur ndonjë lidhje midis pacientëve të prekur, njofton Radioja e Jashtme e Kinës.
Ndërkohë, qeveria kineze po zhvillon aktivisht hetime për këto raste, ka forcuar kontrollin, raportimin dhe trajtimin për këtë sëmundje.
Në deklaratë thuhet se deri tani nuk ka asnjë provë që vërteton se virusi i gripit të shpendëve H7N9 mund të përhapet nga njeriu te njeriu.
OBSH-ja ka theksuar se do të mbajë kontakte të ngushta me qeverinë kineze për të mbledhur informacionet përkatëse lidhur me këtë problem.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





