Numri i rasteve me koronavirus në botë ka pësuar një ulje të ndjeshme gjatë javës së fundit. Organizata Botërore e Shëndetit raporton se në javën e kaluar u regjistruan 3.6 milionë raste në të gjithë botën.

Kjo është një shifër më e ulët se javën paraardhëse ku u raportuan 4 milionë të infektuar.

Sipas OBSH-së, kjo është rënia më e ndjeshme e të infektuarve në më shumë se dy muaj, me infeksione që ulen në çdo rajon të botës.

Kishte rënie të mëdha në dy rajone veçanërisht: Lindjen e Mesme, me një rënie 22% dhe një rënie 16% në Azinë juglindore.

Shumica e rasteve u raportuan në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Indi, Turqi dhe Filipine. Vdekjet globale të lidhura me koronavirus gjithashtu ranë 7% në pak më pak se 60,000.