Shqiptarët 15-vjeçarë (meshkuj dhe femra) renditen të parët sa i përket përdorimit të mediave sociale, duke lënë pas të gjitha vendet e rajonit, por edhe të rinjtë në shtetet europiane Ukrainë, Poloni, Estoni, Danimarkë, Gjermani, Itali dhe Rusi.

Ky është rezultati i studimit më të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetit, i cili ka treguar se të rinjtë shqiptarë janë ndër përdoruesit më të mëdhenj të mediave sociale.

Grupmosha e marrë në konsideratë për këtë studim është ajo nga 11-15 vjeç. Sipas grafikut, 25 % e adoleshentëve djem përdorin mediat sociale për të komunikuar me miqtë e tyre, kundrejt një diference të ndjeshme prej 20 % të vajzave.

Ndërsa e njëjta grupmoshë në Greqi e përdorin vetëm 5 % djem dhe vajza. Shteti që vjen pas nesh është Maqedonia, me një diferencë prej 4 % për djemtë dhe po 4 % për vajzat e reja.

Një gjetje tjetër e studimit të OBSH-së, ishte fakti se djemtë i përdorin më tepër mediat sociale se sa vajzat (në përgjithësi), por hasim edhe një ndryshim në shtete si Moldavi, Luksemburg, Holandë dhe Islandë, në të cilat raportohet se vajzat i përdorin më tepër (rreth 5 % më shumë).