Organizata Botërore e Shëndetit ka lajmëruar të gjithë qytetarët që të kenë kujdes ndaj koronavirusit.
OBSH bën thirrje që të gjithë njerëzit, nëse i kanë mundësitë, të qëndrojnë në shtëpi edhe për Krishtlindje.
“Situata nga koronavirusi vazhdon të jetë e rrezikshme. Ne sugjerojmë që njerëzit të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi e të mos rrezikojnë.
Nuk duhet të rrezikoni jetën për festat e fundvitit. Kemi edhe muaj sakrifica përpara nesh”, sqaron OBSH.