OBSH paralajmëron popullatën botërore se vaksina e koronavirusit mund të mos mbërrijë tek të gjithë para vitit 2022.

“Nuk është një formulë magjike që do të mbërrijë në janar dhe do të zgjidhë problemet e botës”, tha Soumya Swaminathan, një nga studiuesit e agjencisë së OBSH-së.

“Do të duhet një kohë e gjatë për të arritur imunitetin e tufës, me 60% ose 70% të popullsisë së imunizuar, dhe që të ndalojë transmetimin e virusit”, shtoi ai më tej.