Për të dytin vit radhazi në ambientet e pallatit të brigadave, është zhvilluar aktiviteti “Oda 2018” që bëri bashkë disa nga artistët shqiptarë më të famshëm që promovojnë Shqipërinë nëpër botë.
Me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, u shpërndanë 4 çmime për personazhe të njohur shqiptare që me krenari i tregojnë botës se janë shqiptarë dhe që nuk kursehen asnjëherë që t’ia prezantojnë bukuritë e vendit tonë turistëve në botë.
Me këtë çmim u nderua futbollisti i Kombëtares, Armando Sadiku, regjisori Piro Milkani, aktori Nik Xhelilaj dhe modelja Emina Çunmulaj.
Ministri i Turizmit Blendi Klosi tha se roli i artit dhe kulturës është i pazëvendësueshëm për të promovuar vendin.