30 dhjetor 2013 – Ajo që ne e kishim merak u bë. Odeta, bashkëshortja e Presidentit, e zuri një vend pune. Largimi i saj nga Ministria e Kulturës u përfol në media edhe për mënyrën që ajo zgjodhi për të dhënë dorëheqjen. Odeta akuzoi drejtuesit aktualë për presion psikologjik në vendin e punës. Duke folur për presionin mbi të shoqen, Nishani është shprehur: “Ka qenë një shprehje e sjelljes për shkak të ngarkesave që vijnë nga një mentalitet që nuk duhet të ekzistojë. Në fakt, unë jam përpjekur që të mos jap shkak të konsolidimit të Presidentit të Republikës si një kundërshtar politik, një gjë që nuk është e vërtetë dhe nuk është normale. Unë jam i bindur dhe i prirur t’i besoj kësaj arsyeje, që gjithë ajo sjellje e papranueshme ka qenë si rezultat i këtij mentaliteti. Tashmë ajo ka filluar punë si specialiste investimesh pranë Bankës së Shqipërisë.” Këtë gjë e ka pohuar vetë burri i saj mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Opinion”.