DURRËS, 20 prill 2014 – Në kohën kur kryeministri i Shqipërisë ishte Sali Berisha, bashkëshortja e tij Liri Berisha tregoi një interes të pazakontë për fëmijët shqiptarë të sëmurë me autizëm.
Gjatë 8 vjetëve thuajse gjithçka, që kishte të bënte me autizmin, u monopolizua nga zonja Liri Berisha.
Zonja e parë Teutë Topi, në mënyrë sistematike, u shmang thuajse nga çdo aktivitet kombëtar dhe ndërkombëtar, që kishte lidhje me autizmin.
Me ardhjen në pushtet të Edi Ramës, Zonja e parë, durrsakja Odetë Nishani zëvendësoi denjësisht zonjën Berisha në shumicën dërrmuese të aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombëtare, në lidhje me autizmin dhe fëmijët autikë.
Aktiviteti i fundit, ku po merr pjesë zonja e Parë Nishani, është përurimi i “Seminarit për autizmin”, që mbahet në Sepang, kryeqyteti i shtetit federal të Selangorit i Federatës së Malajzisë.
Zonja e parë Odetë Nishani (në foto: djathtas) u prit në aeroport nga ministrja pranë kryeministrit të Malajzisë (ministre pa portofol) zonja Nancy Shukri (në foto: majtas).
Zonjës Nishani iu dha prioritet në pritje krahasuar me Zonjën e Parë të Marokut Nabile Benkirana apo edhe Zonjës së Parë të Republikës së Kirgizstanit Dr. Raisa Atmabaeva.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





