Në 5 orë parashikohet të furnizohet me jo pak, por 415 mijë litra karburant në portin e Durrësit.

Superjahti “Golden Odyssey” sapo ka mbërritur mëngjesin e sotëm në port dhe menjëherë do të nisë të furnizohet me karburant dhe të marrë të tjera shërbime të nevojshme për mirëmbajtjen e mjetit luksoz lundrues, mëson “DurrësLajm” nga burime portuale.

Superjahti “Golden Odyssey” është 123 metra i gjatë dhe kushton 150 milionë dollarë.

Nga taksa e karburantit, shteti shqiptar pritet të arkëtojë nga superjahti luksoz 166.000 mijë euro.

Deri dy vite më parë ai ishte në pronësi të princit saudit Khaled bin Sultan al Saud, por për shkak të problemeve financiare që pati Al Saud, jahti u sekuestrua dhe ju shit një miliarderi kinez.

Përgjatë këtij sezoni veror, të shumtë kanë qenë superjahtet luksoze, prodhim i viteve të fundit dhe në pronësi të disa prej njerëzve më të pasur të botës, që kanë vizituar portin e Durrësit për t’u furnizuar me karburant pa akcizë.

Mësohet se “Golden Odyssey” ka udhëtuar drejt Durrësit nga ishulli grek i Zakinthos, Greqi dhe më pas do të niset drejt bregdetit të Malit të Zi.

M.B.