Kryetari i komanduar i degës së PD-së së Durrësit dhe kryesuesi i listës së kandidatëve (tashmë deputet i Kuvendit) Oerd Bylykbashi, në një status të tij në Facebook flet për klimën para dhe gjatë zgjedhjeve të 25 qershorit.
Ashtu si Basha pas përfundimit të numërimit, edhe Bylykbashi rendit një sërë paligjshmërish të bëra si shit-blerja e votës, presionet mbi administratën, intimidimin e zgjedhësve dhe investimet para dhe gjatë fushatës.
Sipas tij, “ne Shqiperi zgjedhjet nuk behen më me Kod Zgjedhor por me Kod Penal”.
Ndërsa duke u ndalur në zgjedhjet për kryetar në Partinë Demokratike, sipas Bylykbashit ato duhet të bëhen vetëm me Statut.
Postimi i plotë i Oerd Bylykbashit
Me çfare Kodi?
Pas provave per shit-blerje vote, kartash identiteti, presionesh mbi administraten, intimidim te zgjedhesve nga banda kriminelesh te liruar nga burgjet para zgjedhjeve apo ne pritje per tu liruar pas zgjedhjeve, legalizime pronash kunder ligjit, shtrime rrugesh e investime te tjera ne ditet para zgjedhjeve per te bindur 5 familje ketu e tre atje, e lloj-lloj paligjshmerish te tjera, pas 20 vitesh qe merrem me zgjedhjet kam arritur ne konkluzionin qe:
Ne Shqiperi zgjedhjet nuk behen më me Kod Zgjedhor por me Kod Penal.
P.S.: per ata qe do te komentojne se nuk kemi humbur per shkak se u blene votat por se nuk kishte struktura, u them qe zgjedhjet ne parti behen vetem me Statut. Por mesa kam pare, asnje nuk eshte kunder dhe te gjithe i referohen Statutit. Statuti eshte Libri i Rregullave qe na mban te bashkuar si demokrate edhe kur kemi ide te ndryshme.





