Partia Demokratike ka bërë të ditur sot listën e drejtuesve politikë për qarqe, duke njoftuar një riorganizim të rëndësishëm në strukturën e saj për fushatën e ardhshme.
Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, është caktuar në krye të fushatës në të gjithë Shqipërinë, duke pasur përgjegjësi për koordinimin dhe drejtimin e strategjisë elektorale të partisë në nivel kombëtar.
Drejtuesit politikë të PD:
Belind Këlliçi drejtues politik i Tiranës
Durrës Oerd Bylykbashi
Lezhë Agron Gjekmarkaj
Shkodër Luçiano Boçi
Fier Gazment Bardhi
Kukës Flamur Hoxha
Dibër Xhelal Mziu
Elbasan Ervin Salianji
Korçë Ivi Kaso
Berat Eno Bozdo
Vlorë Bujar Leskaj
Gjirokastër Dritan Shehu