Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi komentoi deklaratat e misionit të OSBE/ ODIHR-it dhe sot, 1 ditë pas zgjedhjeve të 30 qershorit.
Në një deklaratë për mediat, Bylykbashi u shpreh se mesazhi i ODIHR-it sot ishte i qartë, zgjedhjet janë nul.
"Mosrespektimi i standardeve për zgjedhje dmeokratike detyroi opozitën të marrë vendimin për të mos u futur në zgjedhjet e 30 qershorit, dekretuar dhe më pas anuluar nga Presidenti. Zgjedhjet kanë më shumë rëndësi për zgjedhësit. Këtë e deklaroi sot OSBE/ ODIHR dhe këtë ka deklaruar edhe PSD kur jemi përpjekur për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
ODIHR i tha shqiptarëve se më 30 qershor nuk pati zgjedhje, ku zgjedhësit shqiptarë të kishin mundësi të bënin zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të ketë mundësi për ata që i përfaqësojnë. Mungesa e zgjedhjes i ka bërë këto zgjedhje nul. ODIHR deklaroi se pa ekuivok se e vetmja gjykatë për të shqyrtuar dekretet e Presidentit për zgjedhje është Gjykata Kushtetuese.
Kapja e plotë e KQZ-së dhe e gjithë komisioneve zgjedhore nga PS, refuzimi i të drejtave të partive opozitare për të patur anëtarët e tyre në komisione sipas ODIHR dhunoi kodin zgjedhor dhe qëllimin e kodit për të siguruar balancimin politik të Komisioneve zgjedhore me qëllim për të garantuar të drejtat bazë të zgjedhësve. Kjo deklaratë e sotme bëri nul të gjitha përpjekjet e Ramës dhe orgnizimin e farsës së Ramës më 30 qershor".





