Aktivistja e PD-së në Durrës Lorisa Ylli, ka shpërthyer në një status në “Facebook” kundër një anëtari të Partisë Demokratike, Valter Meshit, i cili është punonjës në Ministrinë e Arsimit, si dhe kundër liderit të demokratëve Lulzim Basha, raporton “DurrësLajm”.

Shkak është bërë një status i këtij të fundit, ku ofendonte Yllin me fjalë të rënda, si: “njeri i rëndomtë, njeri i ulët, person pa karakter” dhe duke shkuar më tej akoma në ofendimet e tij të rënda, si person që “do të hapë këmbët për post në parti”.

Siç duket, këto fjalë fyese dhe denigruese për identitetin e saj e kanë revoltuar Yllin, e cila i ka kthyer përgjigje po publikisht në rrjetin e saj social.

“Më vjen mirë që zyra e shtypit të Bashës e gjeti ushtarin për të më sharë. Patjetër që gëzohem për Valterin që po i mësoni shkrim dhe këndim tani që ka hyrë në MAS ! Por ju paska kapur fiksimi me hapje këmbësh të gjithëve si Republikë nuk e kuptoj, ju ka lënë me trauma Republika e Re me sa duket!

Karakterit tim i vjen anash Luli, kshu sa për muhabet këtë mqs donit ta dinit… Por nëse ka ngel fati i PD ta mbrojë ish-roja e parkingut ju uroj suksese. Lul perëndimori qenka magnet për përthithje intelekti”, shkruan Lorisa Ylli, e cila ka dalë hapur kundër kryetarit Lulzim Basha.

Por cili ishte statusi që e revoltoi kaq shumë Yllin dhe nga e pati indicien?

Valter Meshi është një djalë i ri, militant i PD-së, i cili që prej datës 14 qershor 2017, rezulton të jetë punësuar në Ministrinë e Arsimit, në sektorin e Redaktimit Gjuhësor. Këtë fakt Lorisa Ylli e ka bërë të ditur po në faqen e saj të “Facebook”-ut duke publikuar shkresën e tij të emërimit, shkruan “DurrësLajm”. Ajo ka replikuar me Valter Meshin, sipas së cilës “ai shau e në fund lëpiu dhe në këtë mënyrë arriti të siguronte një pozicion pune”. Por Meshi i kundërpërgjigjet që gjithçka e ka arritur në sajë të meritave të tij, komente këto që më pas Valter Meshi i fshiu nga faqja e tij, për t’ia lënë vendin një tjetër statusi të rëndë kundër Lorisa Yllit.

Ja statusi i tij i plotë:

(Në fotot më poshtë, replikat mes Yllit dhe Meshit në një status të pak ditëve më parë)