Komisariati i Policisë Kavajë arrestoi në flagrancë shtetasit:

E. L., 60 vjeç, banues në Kavajë, pasi ka vjedhur disa produkte, në një market;

A. G., 54 vjeç, banues në Kavajë, pasi ka kallëzuar një 38-vjeçare se ky shtetas e ka fyer nëpërmjet celularit dhe më pas e ka kanosur për të tërhequr kallëzimin. Më tej, nga verifikimet rezultoi se ky shtetas mbante cilësinë e administratorit të një pallati, pa ndjekur procedurën e përcaktuar me ligj.

Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin E. D., 19 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.