Një djalë 9-vjeçar në Siri është dënuar me burg për 9 ditë, kjo pasi sipas autoriteteve ka fyer imazhin e presidentit Bashar Assad.
Vogëlushi Muhamed al Ali, u kap duke shkruar në një nga fotot e Assadit, të pranishme në shkollën e tij.
Sipas mediave të huaja, pasi u thirr dhe u dhunua nga drejtori i institutit, 9-vjeçari, i cili është në klasën e katërt, u ndalua nga agjentët e Sigurisë Politike, agjenci kjo për kontrollin dhe represionin e qeverisë siriane.
Kjo është bërë e ditur nga Observatori Kombëtar për të Drejtat e Njeriut në Siri, duke konfirmuar atë që është raportuar nga mediat lokale në Homs.
“Për dhjetë ditë fëmija ka qenë i mbyllur në një qeli në selinë e Sigurisë Politike në qytetin e Homsit dhe çdo ditë prindërit kërkojnë lirimin e tij të menjëhershëm”, raporton Observatori.