Nuk ka falje për futbollistin e Austrisë me origjinë serbe Marko Arnautovic.

Ai është dënuar nga UEFA me 1 ndeshje pezullim nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA për shkak të ofendimeve me bazë raciste ndaj futbollistëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

Sulmuesi i Austrisë shënoi golin e 3-të në fitoren 3-1 ndaj Maqedonisë pak ditë më parë.

Gjatë festës për golin e shënuar, ai shau nga nëna futbollistin shqiptar Ezgjan Alioski dhe jo vetëm.

Maqedonia e Veriut kërkoi nga UEFA që të dënonte lojtarin për veprimin dhe menjëherë u hap një hetim, që pasoi me pezullimin me një ndeshje.

Arnautovic humbet kështu sfidën e dytë, atë ndaj Holandës ditën e nesërme.