5 shtator 2014 – Të pish rum në plazhet e Xhamajkës dhe të paguhesh 2600 euro në muaj. Kjo nuk është një dëshirë, por një ofertë pune.

Appleton pjesë e grupit Davide Campari në Milano të Italisë, ka vendosur të lançojë një fushatë publicitare me këtë ofertë pune. Bëhet fjalë për një kontratë gjashtë mujore, ku merren 1400 euro para të thata në muaj si dhe 1200 euro për shpenzimet mujore.

Kandidati për këtë vend pune duhet të jetë personazh i plazhit, i cili duhet të mbajë një ditar të rregullt dhe të postojë në rrjetet sociale, fotografi duke pirë rum, i cili është prodhuar nga kompania që ofron punën.

E vetmja kërkesë që specifikohet është që kandidatët të mos kenë precedentë penal. Afati i fundit për kandidaturat është 30 shtatori.

Gjithë kandidatët për projektin “Chiringuio Appleton” duhet të dërgojnë një video prezantimi në sajtin e kompanisë dhe të presin rezultatin e përzgjedhjes. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/