Kapiteni kuqezi, Berat Gjimshiti, mund të ndryshojë destinacion këtë verë, në një kohë kur sheikët e Katarit vijojnë të insistojnë fuqishëm për të siguruar kartonin e tij. Kjo është vera e dytë radhazi që ekipi i Al Rayyan paraqitet në dyert e Atalantës me një ofertë zyrtare. Nga Italia, mediat bëjnë me dije se përfaqësues të klubit nga Katari i kanë vendosur në tavolinë ekipit bergmask 12 milionë euro. Kjo është një shifër e kënaqshme për një 32-vjeçar, për më tepër që Gjimshiti futet në vitin që i përfundon kontrata, në 2026, për këtë arsye ekipi bergamask është gati të lë të lirë liderin e tyre historik në prapavijë, për të mos rrezikuar më pas ta humbasin falas. Në këtë rast, topi është në këmbët e Gjimshitit, është ai i cili do të vendos, të vijojë të luajë ende në nivele të larta, në Serie A, apo të pranojë ofertën nga Katari, e cila në terma financiare është e pa rezistueshme. Për Gjimshitin, ky është mbase shansi i fundit për të firmosur një kontratë speciale, shumë të mirë në aspektin ekonomik.
Ofertë e artë për Gjimshitin, sheikët nga Katari kontaktojnë zyrtarisht Atalantën
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Ilir Meta kërkesë në GJKKO: Mos më mbani në kafaz me xhama gjatë seancave, dua të qëndroj krah avokatit
Muriqi arrin marrëveshje paraprake për rikthimin në Stamboll
Ministri Hoxha fton profesionistët t’i bashkohen skuadrës diplomatike në Bruksel: Moment kyç për Shqipërinë!
Kina ashpërson rregullat tregtare, i lidh me luftën në Iran dhe mosmarrëveshjen në Panama





