Pas shitjes së Amadu Latif te Shakhtjor Soligorsk, një tjetër futbollist i Teutës ka përfunduar në merkato. Bëhet fjalë për sulmuesin Bubakar Traore.

Sipas mediave italiane, 21-vjeçari ka zgjuar interesin e Fermanës, klubit Italian që militon në Serinë C. Në gjysmën e parë të sezonit, sulmuesi senegalez u aktivizua 12 ndeshje me fanellën e Teutës, 8 prej të cilave i ka nisur si titullar.

Traore pëlqehet nga drejtuesit e Fermanës, teksa këta të fundit pritet të hyjnë në negociate me Teutën për shërbimet e të riut.Mbetet për t’u ndjekur me mjaft interes zhvillimet në ditët e ardhshme, pasi zor se drejtuesve durrsak do iu interesonte që futbollisti senegalez të largohej si i lirë.