Një kompani italiane mode, me seli në Durrës, kërkon të punësojë dy kontrollore teknike konfeksionesh. Puna konsiston në kontrollin e cilësisë së konfeksioneve, për defekte apo devijime nga standardet e kërkuara.
Preferohet që kandidatet të kenë njohuri të plota tekniko-praktike, të kenë mbaruar shkollën profesionale për Teknik Konfeskionesh, apo të kenë mbaruar studimet universitare në Tekstil Modë.
Kërkesat për këtë pozicion janë:
• Arsim i Lartë/ i Mesëm;
• Të ketë leje drejtimi automjeti (kategoria B);
• Etikë të mirë pune dhe dëshirë për të punuar;
• Të jetë e disponueshme për të udhëtuar kryesisht në rrugën Tiranë-Durrës;
Pozicioni: Kontrollore teknike konfeksionesh;
• Vendndodhja: Durrës;
• Pagesa: Shumë e mirë;
• Kushtet e punës: Shumë të mira;
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në adresën e e-mail-it: [email protected]