Dy oficerët e policisë që shkuan në selinë blu mbrëmjen e së shtunës janë larguar pa e takuar Sali Berishën. Të paktën kështu ka deklaruar vetë kreu i Rithemelimit pasi është larguar edhe vetë nga selia e PD-së pas mesnate.

“Respektoj Kushtetutën, procesi duhet të kishte nisur nga Parlamenti,” mësohet të jetë shprehur Berisha.

Dy oficerët u paraqitën në selinë blu për t’i komunikuar liderit demokrat masat e sigurisë si dhe për t’i marrë pasaportën pasi nuk i lejohet që të largohet nga vendi.

Unë ata nuk i takova fare sepse unë nuk mund të pranoj shkelmim të Kushtetutës se do Edi Rama, nuk mund të pranoj. Po t’i takoja, do i thoja çojani Edi Ramës ta ziejë çaj.”

Berisha i referohet nenit 73, pika 2 e Kushtetutës, sipas të cilit, nuk lejohet kufizimi i çfarëdollojshëm i lirisë së ligjvënësve pa marrë leje nga Kuvendi.

Kreu i Rithemelimit theksoi po ashtu, se aksioni i nisur nga opozita të enjten, ditën kur mbahej seanca plenare, është pa kthim.