28korrik 2015 – Oficeri i policisë qëllohet para komisariatit. Për një vend parkimi ka nisur sherri mes efektivit të Forcave Operacionale në Tiranë, Jetnor Xh. dhe një banori të zonës, në lagjen “Mine Peza”.
Mësohet se i dyshuari A.Mata e ka qëlluar me çelës makine oficerin.
Kolegët e efektivit kanë shkuar në ndihmë me shpejtësi, duke ndaluar agravimin e konfliktit. Mata u shoqërua në polici, në pritje të rrethanave të ngjarjes.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/