TIRANE,12,gusht 2013- Përfaqësues nga shoqëria civile dhe nga organizatat joqeveritare, protestuan sot para Drejtorisë së përgjithshme të policisë së shtetit për të kërkuar ndaljen e dhunës ndaj gruas.Nën moton “Stop dhunës ndaj gruas”, aktivistët e shoqërisë civile kërkuan nga Policia e Shtetit marrjen e masave për parandalimin e dhunës ndaj gruas. Për të simbolizuar dhunën që ushtrohet ndaj grave, aktivistët e shoqërisë civile kishin kryqëzuar një grua e cila i kishte sytë e mbyllura. Ky reagim i shoqërisë civile vjen pas shtimit të rasteve të dhunës ndaj gruas. Kështu vetëm për vitin 2013, deri më tani janë plot 400 gra që i janë drejtuar gjykatës së Tiranës dhe kërkojnë urdhra mbrojtje nga burrat e tyre.
OJQ dhe shoqëria civile protestë kundër dhunës së gruas
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
SPAK e la me “Arrest shtëpie”, Karçanaj delegon kompetencat! Ja kush merr drejtimin
Maks Haxhia, avokati i Ergys Agasit: Klienti im nuk ka lidhje me pengmarrjen
“Shkelje e privatësisë”, Italia gjobit Apple me 115 milionë dollarë
Shenjat e horoskopit që gjithmonë besojnë tek mrekullitë festive





