Organizata e Kombeve të Bashkuara i bën thirrje presidentit të SHBA-VE, Joe Biden të ‘ndërhyjë’ dhe ‘të ndalojë masakrën e të civilëve të pafajshëm në Gaza.
Në një postim në platformën ‘X’, Francesca Albanese, raportuesja speciale e OKB-së për territoret e pushtuara palestineze, tha se çdo ditë shtesë që komuniteti ndërkombëtar nuk vepronte për të ndaluar luftimet ishte “një gozhdë tjetër në arkivolin e njerëzimit”.
Javën e kaluar, Presidenti Biden tha se Izraeli tani ka mbështetje nga “shumica e botës” duke përfshirë SHBA-në dhe Bashkimin Evropian. “Ata kanë filluar ta humbin atë mbështetje nga bombardimet pa dallim që ndodhin,” shtoi ai.