TIRANE, 19 mars 2013 – Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, ka nxitur anëtarët e grupit opozitar iranian, të cilët jetojnë në një bazë ushtarake amerikane pranë Bagdadit, që të pranojnë ofertën e Shqipërisë për azil në këtë vend. 

Ban Ki Moon nxiti edhe vendet e tjera anëtare të OKB-së që të ndjekin shembullin e Shqipërisë, për t’u ofruar azil anëtarëve të opozitës iraniane, bëri të ditur zëdhënësi i OKB-së Eduardo Del Buey. 

Një ditë më parë, edhe Shtetet e Bashkuara mirëpritën ofertën nga Shqipëria, për t’i pranuar 210 anëtarët e grupi opozitar iranian. 

/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/