Të paktën 25 civilë të vrarë në sulmet ajrore të Ukrainës bën me dije OKB teksa ka publikuar edhe shifrat e të plagosurve.

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut thotë se ka raporte se ka pasur të paktën 127 “viktima” civile në Ukrainë.

Si rezultat 25 prej tyre kanë mbetur të vrarë dhe 102 të plagosur, për shkak të “granatimeve dhe sulmeve ajrore” të Rusisë.

Ndërkohë më herët ministri i jashtëm i Rusisë tha se vendi i tij nuk ka synim që të pushtojë Ukrainën por ta çmilitarizojë atë.