Përdorimi i dënimi me vdekje globalisht po rritet me një ritëm alarmant, paralajmëroi sot Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Ai shprehu shqetësimin për situatën në Iran, Arabinë Saudite dhe Shtetet e Bashkuara, ndër vendet e tjera.
Mediat e huaja shkruajnë se në Iran, të paktën 1.500 njerëz u ekzekutuan në vitin 2025, sipas Volker Turk. “Shkalla dhe ritmi i ekzekutimeve sugjerojnë një përdorim sistematik të dënimit me vdekje si një mjet frikësimi shtetëror”, tha Komisioneri i Lartë në një deklaratë të botuar në Gjenevë.





