Organizata e Kombeve të Bashkuara, zgjedh Shqipërinë si vendin më të keq për të jetuar në Rajon, për 2015. Konkluzioni është arritur në bazë të vlerësimit të indikatorëve si ekonomia, demokracia, siguria, krimi, korrupsioni etj.

Indeksi i Zhvillimit Njerëzor mat të drejtat themelore të njeriut në 188 vende dhe më pas i publikon të dhenat në raportin e  vjetor të Kombeve të Bashkuara.

Sipas raportit të Kombeve të Bashkuara, Shqipëria renditet në vendin e 85, teksa Maqedonia eshte një vend më i mirë për të jetuar sipas raportit, i cili e ka radhitur katër pozicione më lart, në vendin e 81.

Mali i Zi gjithashtu ofron më shumë se Shqipëria për një jetesë më të mirë, i radhitur në vendin  49, Serbia në vendin  e 66, kurse Greqia ka një diferencë të lartë, e radhitur në vendin e  29. Nderkohë vendi më i mirë për të jetuar është Norvegjia, e cila radhitet në vendin e parë për të 12 vit radhazi.

Vendi skandinav pasohet nga  Australia dhe Zvicra, duke i bërë ato vendet më të mira për të jetuar sa i përket shëndetit, jetëgjatësisë, arsimit  dhe të ardhurave  të larta. Norvegjia gjithashtu është konsideruar edhe vendi më i begatë në botë  për të shtatin vit radhazi në raport.

Natyra e pasur, malet e larta dhe gjelëbërimi padyshim që të kombinuar me një ekonomi të fortë , demokraci të konsoliduar, siguri dhe  respektim të të drejtave të njeriut ofrojnë jetë më të mirë për njeriun.