DURRES, 20 qershor 2013 – Fryma e Re Demokratike në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit zhvilloi një tubim në Shijak.
Në fjalën ë tij para mbështetësve të FRD-së kyretari Topi theksoi vlerësimin e veçantë që kishte për ekipin e kandidatëve që përfaqësojnë denjësisht qarkun ë Durrësit me lidhje të ngushta me proçeset demokratike në vend.
“Kam kënaqësinë të flaës para jush për një projekt të ri politik i cili do ta bëjë Frymën e Re Demokratike një forcë politikë jo vetëm vendimarrëse por dhe të domosdoshme për qeverinë e parlamentin e ardhshëm.”tha z.Topi.
Kryetari i FRD-së bëri një krahasim mes këtyre zgjedhjeve dhe atyre të 2005-s kur, ndjehej nevoja jetike për të rrëzuar pushtetin e korruptuar të Fatos Nanos:
“Për fatin tonë të keq , pas 8 vite kemi akoma të njëjtin problem, kemi të njëjtin korrupsion, siç e thekson edhe Freedom House në raportin e saj. Ky raport dhe të tjerë na thonë haptazi se treguesit e demokracisë në vend janë përkeqësuar.”
Topi vazhdoi duke thënë se, ndër të gjitha problemet në vend, standartet e demokracisë janë më shqetësueset :
“Ky i fundit përdoret në foltore nga politikanët demagogë me arsyen e vetme për të ruajtur pushtetin. Çdokush nga ju mund të konstatojë në çfarë niveli është katandisur e djathta e cila del për të mbledhur vota për ish deputetët socialistë”.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që së bashku të luftojnë që demokracia të mos lidhet me fatet dhe emocionet e një grupi politikanësh.
“Ju ftoj të bëheni pjesë e FRD-së, shtëpia e vërtetë e së djathtës shqiptare, kësaj partie që do të ketë një rrugëtim shumë të gjatë në politikën shqiptare. Bëhuni pjesë ë jona duke votuar nr 66.” apeloi z.Topi
Ndërkaq sekretari i përgjithshëm i FRD-së, njëkohësisht kryesuesi i listës së kandidatëve qarku Durrës, Gazmend Oketa, tha se pak ditë na ndajnë nga data 23 e cila do na japë mundësinë të hapim një kapitull të ri për shoqërinë shqiptare që vuan peshën e rëndë të tranzicionit të pafund.
Ai ftoi qytetarët të votojnë nr 66 për të bërë realitet këtë aspiratë të shqiptarëve.
Kandidatët Oketa dhe Pikuli në tregun e fruta-perimeve në Durrës
Kandidatët e FRD-së për qarkun Durrës, Gazmend Oketa dhe Klemend Pikuli kanë zhvilluar një takim me tregtarët në tregun e Fruta Perimeve në Durrës.
Gjatë këtij takimi ata shprehen se kanë ndjerë nga afër mbështetjen e të gjithë tregtarëve dhe qytetarëve në këtë pjesë të qytetit bregdetar.





