Londër, 26 shkurt 2014 – Një operacion i zgjeruar policor, i ndërmarrë mëngjesin e sotëm në Londër, çoi pas hekurave 15 anëtarë të një grupi kriminal që operonte në kryeqytetin britanik. Gjatë operacionit policor “Oktapodi” janë ndaluar shumë pjesëtarë të familjes Adams, e njohur në Britani si një nga bandat kriminale më të mëdha.
Gjatë operacionit policor janë sekuestruar rreth 300 mijë paund dhe një numër i konsiderueshëm armësh zjarri. Më shumë se 200 policë u angazhuan në këtë operacion masiv, ndërkohë që në sitë u kaluan rreth 22 banesa. Të gjithë personat e ndaluar akuzohen për pjesëmarrje në grupe kriminale, trafik narkotikësh etj.
Megjithëse policia britanike nuk ka bërë të ditur emrat e të ndaluarve, mendohet se mes personave të arrestuar janë Tommy Adams (në foton poshtë) dhe gruaja e tij Androulla. Të dy bashkëshortët janë të implikuar në trafikun e drogës në ishull.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





