Nderohet me titullin “Komendador i Urdhrit të Yllit të Italisë”, violinisti i shquar durrsak, Olen Çezari.

Kraha figurave të njohura të artit dhe politikës, në ceremoninë e dekorimit ka qenë e pranishme edhe kryebashkiakja Emiriana Sako, e cila teksa poston në Facebook foto nga aktiviteti, shkruan se Çezari ka ngritur lart emrin e Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë në skenat ndërkombëtare.

POSTIMI I PLOTË

Në ceremoninë e dekorimit me titullin “Komendador i Urdhrit të Yllit të Italisë” të personalitetit të shquar të qytetit tonë Olen Çezari.

Ky titull i është akorduar këtij artisti me përmasa botërore nga presidenti i Italisë Sergio Mattarella dhe i është dorëzuar artistit durrsak nga ambasadori i Italisë në Tiranë Fabrizio Bucci në një ceremoni ku ishin të pranishëm personalitete të vendit, artistë të shquar dhe diplomatë.

Ne të gjithë jemi krenarë që një nga instrumentistët më të mirë botërorë, me vlera të rralla, i konsideruar si kompozitor eklektik dhe virtuoz në violinë dhe një artist i jashtëzakonshëm, Olen Çezari, ngre lart emrin e Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë në skenat ndërkombëtare.