Britania e Madhe, Bashkimi Evropian dhe SHBA-të i janë përgjigjur pushtimit rus të Ukrainës me sanksione shkatërruese kundër biznesmenëve miliarderë, miq të ngushtë të Presidentit rus, Vladimir Putin.

Presidenti Putin paralajmëroi aleatët e tij që të mbroheshin ndaj masave të tilla, veçanërisht kur marrëdhëniet e Kremlinit me SHBA-të dhe vendet e BE-së u përkeqësuan pas aneksimit të Krimesë.

Disa prej tyre ia dëgjuan këshillën duke bërë investime vetëm në Rusi ndërsa të tjerë investuan jashtë shtetit, në pallate, klube futbolli dhe kompani të ndryshme.

Por tani, këta miliarderë po përpiqen që të shpëtojnë pasurinë e tij mes sanksioneve të vendosura nga vendet perëndimore si masa ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

  1. Alisher Usmanov/ I sanksionuar nga: SHBA, BE, MB

Thuhet se është një oligarkët e preferuar të Putinit. Ai është një nga njerëzit më të pasur në botë me një pasuri prej 17.6 miliardë dollarë, sipas Forbes.

Ai është pronar i USM Holdings, një konglomerat i madh që përfshin minierat dhe telekomunikacionin, rrjetin e dytë më të madh celular të Rusisë, MegaFon.

BE njoftoi sanksione kundër tij më 28 shkurt ndërsa SHBA-të dhe Britania e Madhe ndoqën të njëjtin shembullin. Ai i konsideroi të gjitha sanksionet të padrejta dhe tha se të gjitha akuzat kundër tij ishin të rreme.

USM Holdings duket se shpreson ti shmanget sanksioneve të BE-së pasi ai zotëron pak më pak se 50% të aksioneve.

Superjahti i tij Dilbar, që mori emrin e nënës së biznesmenit, është duke u rinovuar në Hamburg dhe tani rrezikon të sekuestrohet.

Në Londër, ai zotëron Beechwood House, një shtëpi me vlerë 65 milionë paund dhe në Surrey, ka një rezidencë e stilit arkitekturor Tudor, Sutton Place. Të dy këto asete janë ngrirë nga autoritetet britanike.

  1. Roman Abramovich/ Asnjë sanksion

Një nga miliarderët rusë me profil më të lartë në publik për shkak të suksesit fenomenal të klubit të tij të futbollit Çelsi FC, Roman Abramovich nuk është sanksionuar ende. Kjo ndoshta sepse ai ka pak me ndikim se aleatët e tjerë të Putinit.

Disa thonë se ai thjesht ‘tolerohet’ nga presidenti rus, ndërsa të tjerë shprehen se marrëdhënia e biznesmenit dhe Putin është më e ngushtë se kaq.

Abramovich mohon kategorikisht të ketë lidhje të ngushta me Putin ose Kremlinin, por pasuria e tij prej 12.4 miliardë dollarësh është e pambrojtur nëse do t’i vendosen sanksione.

Të mërkurën ai njoftoi se po kërkonte të shiste Çelsin për 3 miliardë paund dhe shtëpia e tij prej 150 milionë dollarësh në Kensington Palace Gardens në Londër thuhet se është nxjerrë në shitje.

Abramovich u bë i pasur në vitet 1990 gjatë presidencës së Boris Yeltsin. Ai bleu kompaninë e naftës Sibneft me një çmim të ulët.

Biznesmeni zotëron jahtin e tretë më të gjatë në botë, Eclipse, i cili të premten po lundronte në Ishujt e Virgjër Britanikë dhe një tjetër mega-jaht, Solaris, të ankoruar në Barcelonë.

Ai ka filluar të tërhiqet nga Britania e Madhe vitet e fundit. Në vitin 2018, vendosi të mos aplikonte për të rinovuar vizën e tij në Mbretërinë e Bashkuar, duke përdorur pasaportën e tij izraelite për të vizituar Londrën.

Teksa dikur shkonte në çdo ndeshje të Çelsit në shtëpi, tani shihet rrallë në Stamford Bridge.

  1. Oleg Deripaksa/ Sanksionuar nga SHBA

Kur presidenti Putin erdhi në pushtet, Oleg Deripaksa ishte jashtëzakonisht i pasur.

Pasuria e tij arrinte kishte një vlerë rreth 28 miliardë dollarë, por tani mendohet se vlen vetëm 3 miliardë dollarë.

Sipas SHBA, ai është i përfshirë në pastrim parash, ryshfet, zhvatje dhe shantazh dhe u akuzua se kishte “urdhëruar vrasjen e një biznesmeni dhe kishte lidhje me një grup rus të krimit të organizuar”. Por biznesmeni i mohon akuzat.

Ai u përball me një krizë financiare në vitin 2008 dhe kishte nevojë për Putin që të shpëtonte pasurinë e tij.

Por në vitin 2009, Presidenti Putin e poshtëroi atë duke e akuzuar publikisht se ai i kishte vjedhur një stilolaps.

Ai themeloi kompaninë e energjisë së gjelbër dhe metaleve, En+ Group, e cila është e listuar në bursën e Londrës, por ai zvogëloi aksionet e tij nën 50% kur iu nënshtrua sanksioneve të SHBA-ve në vitin 2018.

Në atë kohë, një nga kompanitë e Deripaska, Basic Element lëshoi një deklaratë duke i konsideruar sanksionet “të pabaza, qesharake dhe absurde”.

Ai zotëron një pronë të madhe të stilit arkitekturor “Arti Deco”, Hamstone House në Ëeybridge, Surrey, të cilën është përpjekur ta shesë për 18 milionë paund që kur marrëdhëniet anglo-ruse u përkeqësuan pas helmimit të Sergei and Yulia Skripal.

Ai gjithashtu zotëron një jaht, Clio, që ndodhej në Maldive të mërkurën.

Ndryshe nga shumë oligarkë të sanksionuar, Deripaska ka përdorur mediat sociale për të bërë thirrje për paqe.

“Negociatat duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur!” shkroi ai.

  1. Igor Sechin/ Sanksionuar nga BE dhe SHBA

Lidhjet e Igor Sechin me Vladimir Putin janë shumë të ngushta, sipas BE-së, e cila njoftoi sanksione kundër tij më 28 shkurt.

Sechin thuhet se është një nga këshilltarët më të besuar dhe më të afërt të Putinit, si dhe një mik i ngushtë i tij. Mendohet se ata kanë kontakte të përditshme.

Pasurimi i tij erdhi përmes largimit të pamëshirshëm të kundërshtarëve dhe pseudonimi i tij në shtypin rus është Darth Vader.

SHBA-të vendosën sanksione ndaj tij në vitin 2014, të cilat ai i quajti “krejtësisht të pajustifikuara dhe të paligjshme”. SHBA-të njoftuan sanksione të reja kundër tij më 24 shkurt.

Sechin ka alternuar punët në politikë dhe biznes. Kur Putin ishte kryeministër, ai ishte zëvendëskryeministër dhe tani drejton gjigantin shtetëror të naftës Rosneft.

Miliarderi ka punuar me Putin në zyrën e kryetarit të bashkisë në Shën Petersburg në vitet 1990 dhe besohet se ka qenë pjesë e shërbimit të inteligjencës, KGB, edhe pse kurrë nuk e ka pranuar hapur këtë.

Nuk dihet se sa para ka Sechin dhe mund të jetë për vështirë për ti gjurmuar apo ngrirë asetet e tij.

  1. Alexey Miller/ Sanksionuar nga SHBA

Alexey Miller është një tjetër mik i vjetër i Vladimir Putinit. Edhe ai e ka ndërtuar karrierën e tij mbi besnikërinë ndaj presidentit, duke filluar që nga periudha kur ishte zëvendës i Putin në komitetin e marrëdhënieve me jashtë të zyrës së kryetarit të bashkisë së Shën Petersburgut në vitet 1990.

Ai drejton kompaninë jashtëzakonisht të fuqishme shtetërore të gazit, Gazprom, që nga viti 2001, por thuhet emërimi i tij është thjesht formal pasi zbaton urdhrat e shefit të vjetër, raporton BBC.

Ambasadori i SHBA-së në Moskë në vitin 2009 e përshkroi Gazprom si “joefikas, të drejtuar politikisht dhe të korruptuar”.

Miller nuk u sanksionua pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014, por kur u shtua në listën e SHBA-ve në vitin 2018, ai tha se ishte krenar.

“S’jam përfshirë në listën e parë. Madje kam pasur disa dyshime, ndoshta diçka nuk shkonte? Por më në fund jam i përfshirë. Kjo do të thotë se po bëjmë gjithçka siç duhet”, tha ai.

Ai nuk duket se ka asete lehtësisht të gjurmueshme jashtë Rusisë dhe nuk ka asnjë informacion për vlerën e tij të pasurisë neto.

  1. Pyotr Aven dhe MIkhail Fridman/ Sanksionuar nga BE

BE e përshkruan Pyotr Aven (në të majtë të fotos) si një nga oligarkët më të afërt të Presidentit Putin dhe MIkhail Fridman si një nxitës të rrethit të brendshëm të Putinit.

Së bashku, dy biznesmenët krijuan Alfa-Bank, bankën më të madhe private në Rusi.

Në raporton e Muller thuhet se “Aven takohet me Putin në Kremlin rreth katër herë në vit. Çdo sugjerim apo kritikë që Putin i bëri gjatë këtyre takimeve ishin direktiva të nënkuptuara dhe do të kishte pasoja për Aven nëse ai nuk do t’i zbatonte”.

Ata u paralajmëruan nga Putin në 2016 për tu mbrojtur nga sanksionet e ardhshme.

Këtë javë dyshja u larguan nga grupi i investimeve LetterOne me seli në Londër që ata themeluan pothuajse 10 vjet më parë, pasi aksionet e tyre u ngrinë nga sanksionet e BE-së më 28 shkurt.

Aven u largua gjithashtu si administrues i Akademisë Mbretërore të Arteve në Londër. Dy biznesmenët thanë se do të “vendosja e këtyre sanksioneve ishte e pabazë dhe do e kundërshtojnë fuqishëm”.

Fridman, që mendohet të ketë një pasuri me vlerë rreth 12 miliardë dollarë, jeton në Londër në një shtëpi pranë Lord’s Cricket Ground dhe gjithashtu zotëron një pronë të madhe, Athlone House në veri të Londrës, për të cilën ai pagoi 65 milionë paund në vitin 2016.

Në një konferencë shtypi në Londër të martën, ai tha se lufta në Ukrainë ishte një “tragjedi e madhe”, por nuk do të kritikonte drejtpërdrejt Kremlinin duke thënë se një gjë e tillë mund të rrezikonte punët e qindra mijëra punonjësve.