Oligarku rus së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e tij janë gjetur të pajetë.

Ish-CEO i kompanisë ruse të gazit Novatec, Sergei Protosenya, gruaja e tij Natalia dhe vajza e tyre 18-vjeçare u gjetën të vdekur në Spanjë. Familja jetonte në Francë, por kishin shkuar në Spanjë për të festuar Pashkët.

Në trupin e nënës dhe vajzës janë gjetur plagë me thikë, ndërsa babai është gjetur i varur në kopshtin e shtëpisë. Pak më tutje është gjetur një sëpatë dhe një thikë me gjurmë gjaku.

Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që burri të ketë vrarë gruan dhe vajzën dhe më pas t’i ketë dhënë fund jetës së tij.

Autoritetet spanjolle po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.