Superfuqia greke e futbollit, Olimpiakosi i Pierut, është në kërkim të një sulmuesi dhe pas shkëlqimit të jashtëzakonshëm të Firoin Durmishajt në këtë sezon, është vënë në gjurmët e tij.
Durmishaj po shkëlqen me fanellën e Panioniosit, duke qenë vendimtar për skuadrën e tij në çdo javë të kampionatit dhe kjo u ka rënë në sy drejtuesve të klubit nga Pieru, të cilët kanë bërë gati një ofertë të konsiderueshme.
Plot 400 mijë euro është i gatshëm të derdhë Olimpiakosi në arkat e Panioniosit, shifër kjo shumë e mirë për qarkullimin e lojtarëve brenda kampionatir grek, ndërsa drejtuesit aktual të Durmishajt duket se janë gati ta lënë të lirë për këtë shumë. Lajmin e konfirmon portali "to10.gr", sipas të cilit firma mund të konsiderohet vetëm çështje kohe.





