Portieri legjendar gjerman, Oliver Kahn ka konfirmuar bisedimet që ka nisur me klubin francez, Bordo për blerjen e mundshme të aksioneve.

“Diskutimet për një hyrje të mundshme në Bordo janë vetëm në fillim. Nuk ka asgjë më shumë për të thënë për momentin”, konfirmoi Kahn për gazetën Bild.Hyrja e tij në klubin francez sigurisht që do të ishte një surprizë e madhe duke pasur parasysh që ata po konkurrojnë në ligën e katërt amatore pas falimentimit.

Ata renditen në vendin e katërt në Championnat National 2, 11 pikë prapa liderit Saint-Malo, por edhe me dy ndeshje më pak, ndërsa vetëm vendi i parë garanton ngjitjen në një ligë më lartë.Bordo është shpallur gjashtë herë kampion i Francës, herën e fundit në vitin 2009 dhe u rrëzua nga rangu elitar në vitin 2021.