Tirane, 23 korrik 2013 – Sokol Olldashi doli para mediave vetëm dhjetë minuta pas rivalit fitues në PD, Lulzim Basha. Ai shprehu hapur pakënaqësinë për procesin zgjedhor në parti, ku shumë votues nuk ishin anëtarë partie dhe shumë anëtarë nuk figuronin në lista. “Shpresoj që paskëtaj, ata që votuan edhe të anëtarësohen”, bëri ironi Olldashi. Rezervat e tij ishin të theksuara për “një proces të deformuar” dhe për “energjitë e harxhuara më kot” në këtë deformim, duke lënë të kuptohet se Basha gjithsesi mund të kishte fituar edhe pa këto marifete. “Duhej t’i kishim harxhuar këto energji më 23 qershor dhe jo më 22 korrik”, theksoi Olldashi.Olldashi u shpreh i bindur se pavarësisht hatër mbetjeve dhe prishjes së rregullave brenda familjes së PD-së do të qëndrojë krah militantëve në misionin opozitar. 

Ftoj demokratët që PD është ndërtuar si shtëpi e madhe dhe mund të prishen dhe rregullat, por ne mbetemi anëtarë të PD. Mbetem i vendosur të përfaqësoj militantët e PD në misionin e tij opozitar”, tha Olldashi i cili tha se nuk pendohet se ka kandiduar për kreun e PD.