9 shtator 2013- Sokol Olldashi, ka kundërshtuar fort procedurat se si Edi Paloka është zgjedhur kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Olldashi ka deklaruar se emrat e drejtuesve të grupit, kurrsesi nuk duhet të mësohen nga shtypi. Më tej, ai ka shtuar se është shkelur statuti i partisë, pasi nuk ka pasur transparencë për zgjedhjen e kryetarit të grupit.Gjatë mbledhjes së grupit, ai ka shprehur kundërshtitë e tij, ndërsa ka paralajmëruar edhe një dalje publike për këtë situatë. Për momentin, nuk është konfirmuar nëse do ketë një konferencë për shtyp nga ana e Sokol Olldashit.Në një postim në rrjetin social në Facebook, Olldashi shprehet se ai do angazhohet fuqishëm në misionin opozitar në Partinë Demokratike. “Dua të garantoj të gjithë demokratët se akoma me më shumë vullnet dhe energji, do i kushtohem misionit opozitar të PD, ndërtimit të një kauze morale opozitare ku gjejnë veten shumica e qytetarëve shqiptarë,” shkruan Olldashi.
/sot news/





