MOTI I KEQ – Ulja e temperaturave dhe rikthimi i reshjeve të borës ka sjellë me vete edhe vështirësi me qarkullimin në shumë akse, kryesisht në ato të zonave të thella.
“Qafa e Krrabës 20 cm borë, e kalueshme me zinxhirë. Elbasan – Guri zi e kalueshme me zinxhirë. Guri zi – Kollogjesh e bllokuar. Lunik – Stebleve e bllokuar. Elbasan – Gjinar e kalueshme me zinxhirë. Rruga e Dajtit e kalueshme. Rrugët e Pukës të kalueshme me zinxhirë. Rruga e Valbonës e kalueshme me zinxhirë. Në dy kthesa të forta të Llogarasë ka nevojë për zinxhirë. Në Dardhë e Voskopojë me zinxhirë. Akset e tjera pa probleme.”- njoftoi ministri i Transporteve Sokol Olldashi nëpërmjet faqes së tij në Facebook.
Vështirësi ka pasur edhe në akset Kukës-Shishtavec, Kukës-Krumë, Kukës-Peshkopi, si dhe Fushë Arrëz-Kukës.
Policia bën apel për kujdes nga ana e drejtuesve të automjeteve, ndërkohë që tërheq vëmendjen që në zonat ku qarkullimi është më i vështirë të përdoren detyrimisht zinxhirët.





