Tiranë, 11 nëntor 2013- Deputeti i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka komentuar protestën e sotme të opozitës para kryeministrisë me moton “kundër blerjes së votës”, si një hap shumë të mirë.

“Protesta e sotme ishte një hap i parë shumë i mirë". "Falenderime për të gjithë demokratët që morën pjesë. Falenderime edhe për të gjithë ata që ishin shpirtërisht me ne”, shkruan Olldashi në Facebook.