DURRËS, 17 nëntor 2014 – Deputeti dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike Dega Durrës, z. Igli Cara është shprehur në llogarinë e tij në facebook për dhënien e titullit “Qytetar Nderi ” i qytetit të Durrësit, ish-ministrit të ndjerë z. Sokol Olldashi, i lindur dhe i rritur në Durrës.
“Sapo më njoftuan që Këshilli Bashkiak i Durrësit, në unanimitet i dha Sokol Olldashit sot titullin “Qytetar Nderi i qytetit”.
Faleminderit të gjithë anëtarëve të Këshillit që e votuan!
Koli e konsideronte veten çun Durrësi, sepse “fati” e solli që të rritej në Durrës; këtu janë miqtë e shokët e parë të tij, këtu nis kënga e kitara e tij, këtu nis angazhimi i tij në politikë, këtu ka miq të mirë e shokë besnikë.
Kol Olldashi dha shumë në jetën e qytetit tonë, gjeti forma e mjete për të bërë e për t’u mbajt mend në shtëpitë e durrsakëve,
ta kemi “qytetar nderi” është më e pakta që mund të bëjmë për të”. Kështu u shpreh në komentin e tij deputeti Cara.





