26 gusht 2013- Kandidati për kryetar i PD-së, Sokol Olldashi, është bërë i gjallë për publikun, pas humbjes së garës brenda partisë me Lulzim Bashën, të cilën e konsideroi si të manipuluar. Olldashi ka reaguar për konferencën e organizuar nga kryeministri Edi Rama për territorin, duke thënë se ai është për të ardhur keq. Sipas Olldashit, Rama është duke u bërë kryeministër pa pasur asnjë plan apo projekt për zhvillimin e vendit.

Pashë takimin e Ramës për zhvillimin e territorit. Pyetja që vetiu mund të bëjë gjithkush në këtë moment është: A ka një plan ky njeri, apo po improvizon projekte? Kjo është qesharake! Për pak ditë do të jetë kryeministër i vendit dhe ende nuk ka të qartë se çfarë do të bëjë, si do e bëjë dhe sa do t’i kushtojë. Nuk mundet që të vazhdojë të bëjë show me gjoja konsultime ekspertësh si këto që po bën se fundmi. Thjesht tregon qe nuk ka asnjë projekt konkret. Është për të ardhur keq”, shprehet Olldashi.

 

/gazeta tema/