TIRANE, 7 korrik 2013 – Kandidati për kryetar të PD, Sokol Olldashi ka postuar në FB një deklaratë dhe disa foto të fushatës së zhvilluar gjatë ditës së djeshme në bazën e partisë në Fier.
"Miqtë e mi, sot, nisa në terren, takimet me anëtarët e Partisë Demokratike në Mallakastër dhe në Patos për të prezantuar platformën për drejtimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Do të jem në komunikime të përditshme më të gjithë demokratët , në të gjitha degët që bashkë të ngrihemi mbi këtë humbje, për tu rikthyer aty, ku është destinacioni ynë, fitorja në zgjedhjet më të para. Fillimi i ri, bashkë rikthehemi shpejt!"- shkruan kadidati për kryetar të PD-së.





