Olsi Bylyku bëri publike lidhjen me partneren disa javë më parë, kur publikoi këngën dedikuar saj, “Amla”. Ai publikoi gjithashtu një foto me të dashurën e zemrës, por pa ia zbuluar plotësisht portretin.
Dyshja kanë zgjedhur t’i marrin gjërat me qetësi dhe për momentin duket se janë komodë duke ndarë disa copëza të vogla nga lidhja e tyre.
Së fundmi, Olsi ka ndarë edhe një foto me partneren nga pushimet e tyre. Ata kanë zgjedhur të pushojnë në jug të vendit e ndërsa shijojnë kohën së bashku, kanë postuar një foto ku të dy shfaqen me kurriz, duke shijuar një pije anës detit.