E ka pranuar gjithmonë që nuk është këngëtar por disa këngë të publikuara nga aktori i humorit, Bes Kallaku kanë rezultuar hite shumë të suksesshme, çka ka bërë që edhe pagesa nëpër koncerte të jetë e mjaft e mirë.

Dhe këtë gjë e ka zbuluar Olsi gjatë bisedës në emisionin e të dielës "BE Coffe", teksa e ftuar ishte bashkëshortja e aktorit, këngëtarja Xhensila Myrtezaj.

E pyetur se cilën këngë të Besit nuk pëlqen, Xhensila u përgjigj "Eminemi i katunarëve", ndërsa tha se: "Besi nuk është këngëtar, bën parodi dhe për atë ç'ka bën është më i miri".

Në këtë moment ndërhyri Olsi dhe tha: "S'është këngëtar jo, po 3 mijë euro koncertin dhe natën e mirë. Fol ti fol", duke zbuluar shumën që paguhet Besi për një koncert.