Ish-kryeministri Sali Berisha, ka ironizuar vendimin e sotëm të dhënë nga gjykata e Apelit, e cila i hoqi masën ‘arrest shtëpie’, ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Ish-kreu i qeverisë ka publikuar në Facebook, një foto ku shihet vëllai i kryeministrit Rama, Olsi, i cili ndodhet nën shoqërinë e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Mbi foto ish-kryeministri shkruan: Olsi dhe Gjushi në Bllok, në pritje për të festuar me Sajen!