DURRËS, 15 tetor 2014 –  Vëllai i kryeministrit të Shqipërisë, Olsi Rama pas kthimit në Tiranë i ka akuzuar mediat serbe se kanë shpifur duke thënë se ai qëndron prapa lëshimit të hartës së Shqipërisë Etnike mbi stadiumin ku mbahej ndeshja e futbollit, Serbi Shqipëri.

“Nuk kam asgjë të bëjë me fluturaken…nuk e kuptoj nga doli ky tregim” citohet të ketë thënë Rama pas arritjes në Tiranë.

Ai i ka hedhur poshtë edhe spekulimet se ishte arrestuar nga policia serbe.

“As nuk jam arrestuar e as mbajtur. Kur ka ndodhur incidenti, situata u bë kaotike, policia e ka vëzhguar tërë situatën Atyre iu kam treguar pasaportën amerikane dhe kamerën. Kjo ka zgjatur disa minuta”, ka thënë ai.

/index.al/