DURRËS, 4 nëntor 2014– Karabinierët e qytezës së Kampodolçinos (Campodolcino) në Rajonin e Lobardisë arrestuan Olsingen Allkjan për vjedhje. Kisha katolike lokale disa herë kishte denoncuar në karabinieri vjedhjen e parave, që besimtarët hidhnin në kasetën e dhuratave të vendit të shenjtë të Galivaxhos (Gallivaggio). Ky vend i shenjtë për italianët është kisha e Shëna Nout apo shpella e Sarisalltikut për ne shqiptarët.
Vjedhje të tilla të turpshme u bënë problematike, kështu që karabinieria forcoi mbikqyrjen e kasetës së dhuratave të vendit të shenjtë. Olsingen Allkja, ndonëse u përpoq tia mbathte me paratë e vjedhura, u kap në flagrancë nga karabinierët. Ai me anë të një teli dhe një shiriti ngjitës kishte arritur të vidhte nga kaseta e dhuratave rreth 500 euro. Pas arrestimit ai u dërgua në qelitë e paraburgimit të stacionit të karabinierisë.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





